Kusari-Lila: Robi s’plaket kur vjen mosha, robi plaket kur don vetë

Mimoza Kusari Lila e cila garon për kryetare të komunës së Gjakovës, ka postuar fotografi nga takimi me pensionistët e këtij qyteti.

Kusari –Lila e nis njoftimin në Facebook me këtë fjali: “Robi s’plaket kur don mosha, robi plaket kur don vetë”,
“Robi s’plaket kur don mosha, robi plaket kur don vetë”, thënie e qëlluar për penzionistë të cilët i takova sot plot gaz, energji dhe jetë në ta.

Janë ata që na treguan rrugën për t’u ngritur dhe edukuar, jemi ne që duhet treguar me punë dhe përkushtim se mësuam si duhet.

Une rrugëtova me ta për katër vite, ata sot ma konfirmuan se kam ecur rrugës së drejtë dhe bashkë do të jemi edhe katër vite tjera.

Nuk ka forcë, pushtet apo parti që i tregon Gjakovës çfarë është mirë për ta. Qytetarët e Komunës së Gjakovës me 22 Tetor votojnë numrin #30 dhe Kryetaren

Temat
Lajme

Të afërta