50 Cent fascinohet nga kënga e re e Era Istrefit (Foto/Video)

Këngëtajra Era Istrefi sot ka lansuar projektin e saj më të ri të cilin e solli në bashkëpunim me reperin French Montana.

Kënga pritet të kthehet në hit të vërtetë dhe shenjat e para tregojnë që ajo po pëlqehet shumë, shkruan lajmi.net.

Një postim i bërë nga reperi i njohur 50 Cent, në rrjetin social Twitter ka habitur të gjithë, pasi i dedikohej këngës së re të Erës dhe Montanës.

Duke e ripostuar këngën e Erës në llogarinë e tij, reperi ka treguar se po e pëlqen shumë këtë këngë të këngëtares kosovare. /Lajmi.net/

Temat
Showbiz

Të afërta