Ende pa u kthyer mirë në Instagram, Arbana fëlliq sërish Xhemin!

Pa mbushur ende 24 orë nga rikthimi i moderatores Xhemi Shehu në Instagram, mikja e saj e ngushtë dhe kolegia Arbana Osmani nuk i ka kursyer një nga ngacmimet e saj.

Ajo ka publikuar në Instastories një foto në të cilën Xhemi shfaqet duke fjetur në divan përqafuar me një mace. “Në kënaqe me muhabet sot Xhemi,”-shkruan Arbana krahas fotos.

Mesa duket përgatitja për nisjen e sezonit të ri të ‘Portokalli’ e ka lodhur mjaft moderatoren simpatike, e cila pas një periudhe shkëputje nga Instagrami u rikthye sërish./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta