Aksident i tmerrshëm ndodhi në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme në Vushtrri. Sipas policisë, aksidenti kishte ndodhur mes një traktori dhe një kamionete.

Bëhet me dije se lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim.“Vushtrri 25.09.2017-16:25.

Raportohet për një aksident trafiku në mes një traktori dhe kamionetë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në raportin policor.

Temat
LajmeVend

Të afërta