Jep dorëheqje sekretari i Vetëvendosjes

Adnan Bajrami, sekretar organizativ i pikës së Hajvalisë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga ky post. Lajmin për dorëheqjen e ka bërë publik vet Bajrami nëpërmjet një statusi në Facebook. Thotë se është dëshpëruar nga struktura e brendshme e kësaj partie dhe nga vet qeverisja e Shpend Ahmetit.Ish sekretari organizativ në shpjegimet e dorëheqjes së tij ka perëmendur edhe jahtin e Blerim Fevollit, në të cilin kreu i Prishtinës kohë më parë kishte qenë mysafir. Thotë se Shpend Ahmeti duhet të tregoj për bashkëpunimet e tija me Devollët.

“Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti gënjeu e pastaj e pranoi që ishte në jahtin e Blerim Devollit për një moment e demanton se nuk kishe qenë në atë jahtë. Pyetjes çfarë kërkonte aty dhe pse komuna e Prishtinës bashkëpunon me së shumti me Devollët kurrë nuk ju dha një përgjegje. Me këtë pajtohen edhe shumë ish bashkë aktivistet”, ka shkruar ish aktivisti i VV’së.Ky është postimi i plotë i tij:Te dashur qytetare te Hajvalise, anetare e aktiviste,Ju njoftoj se kam dhene doreheqje nga sekretari oganizativ i pikes se Hajvalise dhe nga Levizja Vetevendojse. Kam besuar ne kete rrugetim per 6 vite, mirepo jam deshperuar sepse Levizjen Vetvendosje nuk e kam shikuar per interesa personale por per interesa te pergjithshme te qytetareve.Jam thellesisht i deshperuar me strukturen e brendshme, mungese e ristrukturimit te mirefillte, si dhe jam i zhgenjyer me qeverisjen komunale te Shpend Ahmetit dhe injorimin qe i’u ka bere Hajvalise.

1.Zgjedhjet e brendshme te LVV kane parim me statutin e partise nje anetar ne nje vote, qe vleresohet si demokraci. E verteta eshte qe ne praktike ky parim duket plotesisht ndryshe. Nje grup individesh i’a imponon anetareve per ke duhet votuar.

2.Rrezimi i 6 shtepive ne prone komunale ne Hajvali duke i lejuar te ndertohen per banim e pastaj te rrezohen dhe duke mos marr pergjithesi askush.

3.Kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti genjeu e pastaj e pranoi qe ishte ne jahtin e Blerim Devollit per nje moment e demanton se nuk kishe qene ne ate jahte. Puetjes cfare kerkonte aty dhe pse komuna e Prishtines bashkepunon me se shumti me Devollet kurre nuk ju dha nje pergjegje. Me kete pajtohen edhe shume ish bashk aktivistet.

4.Mospuna e qeverisjes lokale ne Hajvali. Kryetari kishte premtuar shume, mirepo gjendja ne Hajvali eshte tmerruse qe nga rruget, trotuaret, fushat sportive, kendi per lojra per femije e shume ceshtje te tjera, pra kryetari dhe qeverisja e LVV ne Prishtine nuk kane bere asgje nga ajo qe u premtua.

5.Te gjithe jemi deshmitare qe ne Prishine, jane punesuar aktiviste te LVV nga vende te ndryshme, jo qe nuk e meritojne keta te jene te punesuar. Mirepo komuna e Prishines ka nevoje qe t’i punesoj qytetaret e komunes tone, sepse jane taksapagues te komunes dhe eshte injorim dhe e padrejte praktika e deritashme.Per keto 6 vite kam pasur edhe bashkpunim shume te mire me disa individe te cilet i falemnderoj shume per bashkpunimin, e njeri nder ta ishte edhe i ndjeri Arbnor Dehari i cili me shtyri te besoj ne kauzen e Levizjes.Pas konsultimit me familjar e miq do te marr vendimin per vazhdimin e aktivitetit tim politik.Ju falemnderoj perzemersisht, me respekt,

Temat
LajmeVend

Të afërta