Gruevski: Shqiptarët do të tradhëtohen nga Zaev

Ali Ahmeti ka bërë gabim të madh që ka ndërprerë atë për të cilën ka luftuar, apeluar dhe lutur publikisht që të ketë një rregull ku fituesi i zgjedhjeve...

Ali Ahmeti ka bërë gabim të madh që ka ndërprerë atë për të cilën ka luftuar, apeluar dhe lutur publikisht që të ketë një rregull ku fituesi i zgjedhjeve ka të drejtën e formimit të qeverisë, kështu deklaroi ish kryeministri i Maqedonisë, në një intervistë të dhënë për Klan Kosovën, transmeton Express.

“Faktori ndërkombëtar në vitin 2006, 2007, 2008, ka folur të kundërtën nga ajo që po flasin tani. Ju them se ju ishit ata që flisnit të kundërtën se ne kemi një specifikë që nuk e ka Anglia, Gjermania dhe atëherë e premtuan atë kurse tash heshtin dhe nuk kanë përgjigje”, ka thënë Gruevski në “Zona e Debatit” të Klan Kosova.

Ndërkohë për kryeministrin aktual, Zoran Zaev, tha se shqiptarët do të tradhëtohen nga ai . “Për atë them Zaev është i lexuar te maqedonët, por edhe shqiptarët do ta lexojnë atë, do ta ndjejnë në shpinë, vetëm prisni”, ka thënë ai.

Gruevski ka thënë se në partinë ka të anëtarësuar edhe shqiptarë, ku i emëruar zv.Kryetar i Shkupit është shqiptarë.

“Kemi anëtarë që janë shqiptarë, nuk janë të shumët, janë me qindra megjithatë i kemi. I emëruari për zëvendëskryetar është nga partia jonë deri më parë ka qenë profesor i shkollës së mesme dhe drejtor në lagje. Ai është pensionuar pak para dhe kemi menduar se është mirë ta propozojmë. Ne nuk kemi paragjykime ndaj kësaj, kemi paragjykime nga ana e shqiptarëve.

Ai thotë se LSDM dhe Zoran Zaev nuk do të mund të fitojë asnjëherë besimin e qytetarëve të Maqedonisë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta