Çun Lajçi, me zemër të thyer: Zoti na lashtë shëndosh Rugovë! Kufi s’asht Kulla as Çakorri!

I njohur si një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të përkufizimit të vijës kufotare me Malin e Zi sipas raportit të Komisionit shtetëror të udhëhequr nga Murat Meha, artisti rugovas Çun Lajçi sot është shprehur me zemër të thyer. Ai ka thënë se Kufi s’asht Kulla as Çakorri!, shkruan Botapress.

Të kujtojmë se dje Çun Lajçi pranoi nga kryeministri Ramush Haradinaj listën me anëtarë të Komisionit të Ri shtetëror për caktimin e vijës kufitare – Demarkacionit me Malin e Zi ndërkaq një ditë më pas artisti Çun Lajçi thotë me zemër të thyer: Zoti na lashtë shëndosh Rugovë! Kufi s’asht Kulla as Çakorri!

Rugovë

A duhet t’jemi të sinqertë para vetës e popullit?

Po Rugovë, edhe pse n’palcë ka me dhimtë e zemrat kan m’u pikëllua.

Ju e dini sa herë shkrova për Ju e regjionin dhe sa videoxhirimet atyne shpatieve e kodrave. Sa kangën e thirrjen e bana për dy qafa, Çakorr e Diell, për dy maje Hajlë e Mokna e kryet e vuna n’Kullë.

E shumë kush qeshi e m’shau. Unë heshta. Sot po flas.

Shpresat kurrë s’vdesin, por rrealiteti po jepka shpirt.

Komisionet ma s’kan ç’flasin, se Ne nuk e premë kur duhej e kur ende kishte shpresë.

E këputi Nato kufinin e andrrën.

S’më bleu e s’më tha fol, se Ai hala kishte andrra!

Por kur e mata me konop mendjen e mbasi tri herë i rashë poshtë e përpjetë “lamës”, t’katërtën e bleva dhimbjen time:

Kufi s’asht Kulla as Çakorri.

Ato mbesin andrra.

Zoti na lasht shnosh Rugovë!

Temat
Showbiz

Të afërta