Aksident i tmerrshëm: Një i vdekur e dy të lënduar në këtë qytet të Kosovës

Një aksident trafiku me fatalitet është raportuar sot të ketë ndodhur në Mitrovicë rreth orës 00:50, bën të ditur zyrtarja për informim publik në Policinë e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, transmeton Koha.net.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë, ku si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë vozitësi M. XH., 36 vjeçar. Vdekjen e konfirmoi mjeku kujdestar. Lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, prej nga njëri dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë dhe tjetri lirohet në shtëpi.

Hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, prokurori kujdestar si dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer vendshikimin e ngjarjes.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së Trafikut Rajonal, bëhet e ditur se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e ngasësit, i cili humb kontrollin mbi automjetin duke përfunduar jashtë rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në Mjekësinë ligjore për obduksion.

Temat
LajmeVend

Të afërta