Salma Hayek dhuron 100 mijë dollarë për viktimat e Meksikës (Video)

Aktorja e famshme hollivudiane Salma Hayek sapo ka dhuruar 100 mijë dollarë viktimave të Meksikës të cilët u përfshinë në tre katastrofa natyrore radhazi.

51-vjeçarja ka postuar një video në profilin e saj të instagramit ku tregon se ka kaluar 100 mijë dollarë tek shoqata “UNICEF” për nevojat e viktimave.

E prekur nga kjo ngjarje ajo i ka këkruar ndjekësve dhe publikut të bashkohen për të bërë bamirësi për njerëzit të cilët u përfshinë në një uragan dhe dy tërmete që vodhën jetën e mbi 350 njerëzve.

Temat
Showbiz

Të afërta