Kadri Veseli takon “Adolf Hitlerin” e Mitrovicës (Video)

Shumë nga fqinjët e tij i ra t’i takonte të martën Kadri Veselit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosoëvs e nisi fushatën për të kërkuar vota në Mitrovicë në qytetin ku partia e ka Valdete Idrizin kandidate për Kryetare.

Bashkë me të, Veseli dhe ekipi u ulën për të pirë çaj, lokalet për të cilin janë të shumta te “Stacioni i Autobusëve” në Mitrovicë.

Në muhabet e sipër e nën shijen e pijes së nxehtë, Veseli, u kthye në kohë e tregoi sesi u kërkonte borxh fqinjëve, njofton Klan Kosova.

Derisa, po bënin fushatë në rrugën “Mbretëresha Teutë” përfaqësuesit e PDK-së hasën në një mitrovicas i cili mëton të duket si Adolf Hitler.

Për të gjitha momentet më interesante të qëndrimit të Veselit në Mitrovicë ndiqeni kronikën e gazetarit Besnik Tahiri.

Temat
LajmeVend

Të afërta