Isa Mustafa e zë në rrenë “llajv” Shpend Ahmetin

Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat në krye të kryeqytetit kosovar, Shpend Ahmeti, është zënë ngushtë gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë televizive.

Ka gënjyer kur është pyetur se sa para ka investuar Komuna e Prishtinës për rregullimin e furnizimit të kryeqytetit me ujë në katër vjetët e fundit.

“Pesë milionë euro prej buxhetit… 70 për qind e qytetarëve të Prishtinës janë konsumatorë të Ujësjellësit Rajonal, ata mbahen prej prishtinalive”, është përgjigjur Ahmeti.

“Kur pyet se sa kemi shpenzuar si Komunë: si buxhet, pesë milionë; si prishtinali, nja 20 e diçka milionë”, është shprehur Ahmeti në Klan Kosova.

“Pesë milionë i ka dhënë edhe qeveria. Ka grante edhe prej gjermanëve”, ka sqaruar më tej Ahmeti.

Por, kryetari i Prishtinës nuk e ka thënë të vërtetën, dhe është zënë në rrenë publikisht.

Ka ndryshuar fjalët për investimin e Komunës, kur i është kujtuar një deklaratë e ish-kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, që e kishte udhëhequr Prishtinën para Ahmetit.

Mustafa kishte thënë që pesë milionët ende nuk i ka paguar Komuna e Prishtinës, e cila është e vetmja që nuk e ka shlyer borxhin.

I zënë ngusht, Ahmeti ka thënë se qeveria e tij në Prishtinë në të vërtetë ka paguar vetëm 2.5 milionë euro.

“Dy milionë e gjysmë është pagesa e cila është në buxhet, mirëpo Auditori ma ka shkruar: mos gabo me i pagu pa t’i dhonë faturat ku i kanë shpenzuar këto pare”, është shprehur Ahmeti.

“Nuk i jap unë 2 milionë e gjysmë pse thotë dikush atje 2 milionë e gjysmë”, është arsyetuar i pari i Prishtinës. /Express/

Temat
LajmeVend

Të afërta