Zbulohet spektakli që do të prezantojë Marina Vjollca në Tv Klan!

Në 2006-ën, vëllezërit Laço i besuan Enkel Demit orarin prime time të së dielës mbrëma.

10 vite më vonë, do të jetë Marina Vjollca ajo që do ta prezantojë këtë produksion të Klan, që siç ka paralajmëruar do të jetë “një spektakël i madh muzike”. Burime për Anabel.al bëjnë me dije se Marina Vjollca do të prezantojë një format që rikthehet në “Klan” pas 10 vitesh, “C’est la vie” (Kjo është jeta).

Ky spektakël nisi më 31 dhjetor të 2006-ës dhe përfundoi me finalen e 25 shkurtit 2007, kur fituese u shpall Mirela Moisiu, vajza e presidentit të atëhershëm Alfred Moisiu, që shërbente si zonjë e parë e vendit. “C’est la vie”, një format i krijuar dhe drejtuar nga vëllezërit Laço dhe Adrian Hila në drejtimin e muzikës, ishte një garë këndimi mes 10 çifteve me një këngëtar profesionist dhe një personazh të famshëm, pra një lloj “Dancing ëith the stars”, por me të kënduar.

Fituesja Mirela Moisiu konkurronte në krah të Sidrit Bejlerit. Vëllezërit Laço kanë vendosur ta rikthejnë këtë format dhe t’ia besojnë Marina Vjollcës, e cila është fytyra më e re që i bashkohet “Klan”-it për herë të parë këtë sezon.

Temat
Showbiz

Të afërta