Mustafa: Kjo Qeveri duhet të jetë e shkurtër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se për fat keq Kosovën po e qeverisin kreatorët e izolimit të Kosovës dhe po diktohet nga Qeveria e Beogradit nëpërmjet Listës Serbe, andaj duhet të jetë e shkurt.

Mustafa këto komente i bëri gjatë takimit me kandidatët për kryetar dhe kandidatët për Asamble të të gjitha komunave të Kosovës nga subjekti i tij.Në takim morën pjesë pjesë 28 kandidatë për kryetar komunash dhe mbi 900 kandidatë për Asamble Komunale.

Mustafa ka thënë se nga këto zgjedhje të organizuara LDK të del fituese.“Jam shumë i bindur se më 22 tetor do të kremtojmë fitoren e LDK si kryetar komunash dhe këshillëtar komunal.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme për Kosovën dhe LDK. Kosova po hyn në këto zgjedhje pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare dhe konstatoj se për fat keq sot Kosovën po e qeverisin kreatorët e izolimit të Kosovës, andaj ne duhet të punojmë me qytetarët që mos të ndodhë sërish kështu. Ne jemi dëshmitar të shumë akuzave të rrejshme, sidomos të LVV, AAK dhe Nismës për Kosovën, andaj ta prezantojmë sa më mirë ofertën e LDK”, theksoi Mustafa.

Sipas tij, kjo Qeveri është ashtu siç diktohet nga Qeveria e Beogradit nëpërmjet Listës Serbe, andaj, kjo qeverisje duhet të jetë e shkurt.”Unë konsideroj se do të fitojmë se jemi parti e qendrës së djathtë dhe jemi parti që ka ruajtur anëtarësinë e saj, sepse LDK i ka përmbushur premtimet se nuk do të hymë në koalicion me PDK. VV shërbehet me politika populliste dhe propaganduese. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të angazhohemi për intersa të LDK dhe shtetit, e jo individuale. Është parti konservative dhe tradicionale”, tha Mustafa.

Ai tha se është i bindur së kandidatët e LDK për kryetar dhe këshilltarë do të ofrojnë ofertën më të mirë për qytetarët e Kosovës.LDK në mandatin e fundit ka udhëhequr me nëntë komuna, Gjilan, Ferizaj, Podujevë, Suharekë, Pejë, Fushë Kosovë, Istog dhe Lipjan dhe Viti.

Temat
LajmeVend

Të afërta