Më në fund Çiljeta shprehet për lidhjen e saj me Alban Hoxhën!

Çiljeta Xhilaga ishte e ftuara e parë e “Wake Up” për këtë sezon të ri.

Gjatë bisedës në studio me Enon, Islin dhe Orin, këngëtarja ka shuar shumë kuriozitete për karrierën, marrëdhënien me Fernandon, etj.

Por nuk mungoi as ngacmimi për marrëdhënien e shumëpërfolur me Alban Hoxhën, së cilit Çiljeta iu përgjigj duke thënë se: “nuk ka vend as për po, e as për jo.

Ne kemi vendosur të jemi hermetikë, sepse dashuria është diçka shumë e shtrenjtë dhe kemi dashur ta ruajmë për vete, për të ruajtuar kështu edhe familjet tona, fëmijët tanë.

Nuk na pëlqen të jemi një çift tipik showbiz-i”, – është shprehur ajo. Çiljeta Xhilaga numëron 15 vite në skenë dhe disa hite shumë të pëlqyera. / revistawho.com

Temat
Showbiz

Të afërta