Lirak Çelaj ironizon fort me Shpend Ahmetin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj është i ftuari i parë në emisionin “Zona për Prishtinën”, ku do të diskutohen programet e kandidatëve të të gjitha partive.

Çelaj si i pari, ka prezantuar pikat kryesore të programit të tij.

Por para kësaj ai fillimisht ka ironizuar me kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin.

“Ditën e parë kur të zgjidhem kryetar do ta bëjë një ekip të madh që të punojë në Facebook”, ka thënë Çelaj, njofton Klan Kosova.

“Kjo është parë se ka qenë e suksesshme në qeverisjen e kaluar”, ka shtuar ai.

“Natyrisht po bëjë shaka, por është kritikë për qeverisjen aktuale”, ka deklaruar ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta