Kryeministri Ramush Haradinaj u ka kërkuar falje gazetarëve në vend për fjalorin e tij të përdorur ditë më parë.
Ai ka ftuar një konferencë për tu adresuar para mediave, ku ka pranuar se ka përdorur fjalor jo adekuatë ndaj gazetarëve, njofton Klan Kosova.
“Ky është gjest i vogël edhe shenjë falënderimi të punës që bëni dhe kërkimfalje për fjalorin tim të ditëve më herët”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se është në stres të madh për shkak që sicc ak theksuar situatës jo të mirë në vend.
“Jam me një stres të madh, gjendja në vend nuk është e mirë, është e vështirësuar”.
Ai ka përmendur gjendjen në shëndetësi e fusha tjera, po në theks e ka pasur energjinë.
“Nëse e mendoni lajmin që dukë hyrë në dimër mund të hyjmë në kollpaks energjentik, që përvecc energjisë do të humbnim 500 mijë euro në ditë”.
“Detyra ime dhe atyre që punojmë me mua është ta bëjmë diferencën”, ka pohuar kryeministri Haradinaj.