Haradinaj flet për vrasjen e Aulon Zekës në mbledhjen e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për vrasjen e Aulon Zekës në mbledhjen e Qeverisë ku u miratuar edhe programi qeverisës.

Haradinaj ka kërkuar nga ministrat që të punojnë, duke bërë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Asnjë shoqëri nuk është e privuar krejtësisht nga këto fenomene, por duhet ta rrisim përkushtimin. Të punojmë që raste të tilla të mos përsëriten”, deklaroi Haradinaj.

Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën në mesditë.

Për vrasjen e tij janë arrestuar dy persona të mitur. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta