Eni Çobani ia thotë troç Arditit: Ke bërë një gabim shumë të madh me mua…

Me rastin e 10-vjetorit të “E diela shqiptare”, producenti Ardit Gjebrea ka ftuar disa nga bashkëpunëtorët më besnikë dhe që kanë qendruar më gjatë në këtë format.

Sigurisht mes tyre nuk mund të mungonte, Eni Çobani, e cila në një rrëfim të padëgjuar ndonjëherë tregoi se i kish ngelur hatri me Arditin:

Ndërkohë që ai e pyeti: “A janë të vërtetë ata që vijnë në “Shihemi në gjyq”? Pa u menduar gjatë Eni u përgjigj: “Në fakt, Ardit, ti ke bërë një gabim shumë të madh në gjithë këto vite… A ke ardhur ndonjëherë në zyrën time?” “Jo”, – u përgjigj Arditi pa keqardhje.

“Së shpejti do të marr për krahu dhe do të të ul në zyrën time. Mendoj se nuk do të doje të ktheheshe më aty”, ia ktheu Eni duke sqaruar se rastet e vërteta duken më shumë pikërisht atje, ku njerëzit mblidhen të rrëfejnë hallet e tyre dhe të shpresojnë që juristja e të gjithëve t’ua zgjidhë.

Temat
Showbiz

Të afërta