Deputetja Blerta Deliu tani edhe valltare (Foto)

Blerta Deliu e ka dëshmuar se e meriton ulësen e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

Ajo do të jetë edhe për një mandat në Kuvend dhe pritet që edhe më tej të jetë e zëshme dhe të ngrisë çështje me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët, shkruan “Kosovarja”.

Deputetja nga radhët e “PDK”-së cilësohet edhe si më e bukura e Kuvendit, e politikës.

E re, e pashme dhe energjike. Blerta Deliu nuk është aktive vetëm në politikëbërje, por edhe në palestër.

Ajo shkon rregullisht më fitnes e si rezultat i këtij angazhimi gëzon linja trupore ideale, shkruan “Kosovarja”.

Tani Blerta ka filluar të shkojë edhe më një kurs vallëzimi, ku do të mësojë samba, rrumba, cha-cha-cha, etj.

Temat
Showbiz

Të afërta