Çfarë po ‘zihet’ mes Kidës e ‘Bambit’ të ‘O sa mirë’ (Foto)

Këngëtarja simpatike Orhidea Latifi, si njëra ndër këngëtaret më productive në tregun tonë muzikor, shihet qartë se po të njëjtin hiperaktivitet e tregon edhe në rrjete sociale. Është e pamundur të kalojë një ditë e plotë, e të mos hasim në pastime të shumta të këngëtares, shkruan Kosovarja.

Ndonjëherë, di të jetë mjaft provokuese me linjat, e pse jo edhe inspirim për shumë femra të moshës së saj, për stilin unik që e ka karakterizuar që në hapat e parë të karrierës.

Çuditërisht, postimi i fundit, nuk ngjason me të mëhershmet, ngaqë Kida shfaqet nga palestra ku duket t’i jetë përkushtuar mjaft, e ajo që bie në sy është trajneri personal, një fytyrë jo e panjohur për audiencën shqiptare. Është ky aktori i serialit komik ‘O sa mirë’ i njohur si ‘Bambi’, teksa shfaqen sëbashku duke ushtruar, e kjo lë hapësirë për dyshime, nëse raporti i tyre mbetet thjeshtë miqësor, apo nga kjo afërsi rrjedh diçka më tepër?

Temat
Showbiz

Të afërta