Ambasadori amerikan flet për rrahjen e policëve kosovarë në veri, ja çka thotë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur sheqtësime për aksionin e policisë së Kosovës në organizatën e “Kryçit të Kuq të Serbisë” në Veri të Kosovës. Me ç’rast pësuan lëdnime disa policë kosovarë nga persona të dyshuar, ku edhe janë konfiskuar dokumente.

“Të shqetësuar për çështjen e Kryqit të Kuq”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ai ka shkruar po ashtu se është “duke përcjellur ngjarjen nga afër”.

Sipas komunikatës sëe policisë për këtë aksion thuhet se “dokumentacionet e konfiskuara dyshohet se kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë, dokumentacione këto që vlerësohet të jetë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, pasi që regjistrimi i popullsisë bëhet nga institucionet kompetente të Kosovës”.

“Policia e Kosovës gjatë këtij operacioni policor ka intervistuar disa individ që në momentin e kontrollimeve janë hasur në ato hapësira, në të cilat është gjetur materiali për regjistrim të popullsisë”.

Temat
LajmeVend

Të afërta