Ka nderruar jete ne spital, Shkëlqim Çela, 53-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme pësoi djegie të mëdha në trup pasi makina e tij mori flake ne ecje.
Çela u transportua në spitalin e Traumes për ndihmë më të specializuar, por si pasojë e djegies në masën mbi 75%, por nuk mundi të mbijetonte.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, ku makina e 53-vjeçarit mori flakë në lëvizje, ndërsa në makinë ndodhej vetëm Çela.
Sipas policisë, shkak i shkaku i rënies së zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike në impiantin elektrik të automjetit.
