Qëlloi veten më armë, ndërron jetë në spital 32-vjeçari nga Fier

32-vjeçari që u vetëplagos me armë zjarri ditën e sotme në Fier, nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spitalin rajonal të këtij qyteti.

Bëhet fjalë për Altin Kadhen, i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën nga familjarët e tij, pasi kishte qëlluar veten me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i Vogël”, në shtëpinë e tij. Ndërsa disa orë më vonë, ai ka ndërruar jetë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta