Profili i Kadri Veselit, nga lufta në politikë (Video)

Kadri Veseli lindi më 31 maj 1967 në komunën e Mitrovicës.

Veseli filloi studimet në vitin 1990 në Fakultetin e Agrikulturës.

Veseli u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në dhjetor të vitit 2014 dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në maj të vitit 2016.

Kryetari i Kuvendit për pothuajse një dekadë ishte udhëheqës i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Në ueb-faqen e PDK-së thuhet se ai gjithashtu ishte një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, ka mbështetur në mënyrë aktive procesin e paqes në Rambuje. Në këtë proces, Veseli, ka shërbyer si Këshilltar i jashtëm në Delegacionin e Kosovës.

Veseli ishte një nga udhëheqësit e rinj të Lëvizjeve studentore, gjatë viteve 1988 – 1990, kundër shkeljes së të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Kosovë, dhe për njohjen e të drejtës për pavarësi.

Kadri Veseli, aktualisht, është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni. Ai dhe gruaja e tij Violeta, janë prindër të katër fëmijëve – tre djem dhe një vajzë./Telegrafi/

Profil: Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Profil: Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Gepostet von Telegrafi.com am Donnerstag, 7. September 2017

Temat
LajmeVend

Të afërta