Mustafa thotë se krenarinë për Kushtetutën e Kaçanikut nuk e zbeh formim i Qeverisë së re

Kryeministri në largim dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai madje këtë ngjarje e ka lidhur me ngjarjen historike të para 27 viteve. Mustafa përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se krenarinë për Kushtetutën e Kaçanikut nuk e zbehë formimi i Qeverisë, e cila sipas tij do të diktohet nga Lista Serbe.

“Më 7 Shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm, shpallën Kushtetutën Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, duke vendosur themelet e shtetësisë dhe duke dëshmuar vendosmërinë e popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci. Krenaria për atë epokë historike nuk na zbehet, përkundër faktit se fiks pas 27 vjetësh, si pasojë e kalkulimeve meskine të një grupacioni politik, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria konstituohen vetëm pas koncesioneve dhe ashtu siç e dikton Lista Serbe, me bekimin e Beogradit. Respekt për të gjithë deputetët dhe veprimtarët e tjerë që rrezikuan edhe jetën e tyre për të mundësuar aprovimin e Kushtetutës së Kaçanikut!”, ka shkruar Mustafa. /Lajmi.net/

Temat
LajmeVend

Të afërta