Korab Sejdiu: Votova kundër Veselit, e mbajta fjalën

Deputeti tashmë i pavarur, e dikur nënkryetar i AKR’së, partia që sapo u bashkua me koalicionin PAN, Korab Sejdu, ka thënë se e ka mbajtur fjalën me votën e tij kundër Kadri Veselit.

Në orët e para të mëngjesit, Sejdiu përmes një shkrimi bëri të ditur se po largohet nga AKR’ja dhe se do të votojë kundër Kadri Veselit në pozitën e Kryeparlamentarit.

Tashmë si deputet i pavarur, Sejdiu tha se me veprimin e tij për të votuar kundër Kadri Veselit nuk bëri diçka të jashtëzakonshme, por vetëm e ka mbajtur fjalën.

Ai gjithashtu konfirmoi se do të vazhdojë punën e tij si deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, edhe tash pas largimit nga AKR.

Temat
LajmeVend

Të afërta