Isa Mustafa: Kuvendi e Qeveria konstituohen sipas dëshirës së Listës Serbe

Kryeministri në largim Isa Mustafa, përmes një shënimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se me 7 shtator 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm kanë shpallur kushtetutën, e njohur si kushtetua e Kaçanikut për të vendosur themelet e shtetësisë duke dëshmuar vendosmërinë e popullit të Kosovës.

E sot Kuvendit i Kosovës dhe Qeveria konstituohen vetëm pas koncesioneve dhe ashtu siç dëshiron Lista Serbe, shkruan Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Më 7 Shtator 1990, delegatët e Kuvendit të atëhershëm, shpallën Kushtetutën Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, duke vendosur themelet e shtetësisë dhe duke dëshmuar vendosmërinë e popullit të Kosovës për liri, pavaësi e demokraci.
Krenaria për atë epokë historike nuk na zbehet, përkundër faktit se fiks pas 27 vjetësh, si pasojë e kalkulimeve meskine të një grupacioni politik, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria konstituohen vetëm pas koncesioneve dhe ashtu siç e dikton Lista Serbe, me bekimin e Beogradit.
Respekt për të gjithë deputetët dhe veprimtarët e tjerë që rrezikuan edhe jetën e tyre për të mundësuar aprovimin e Kushtetutës së Kaçanikut!

Temat
LajmeVend

Të afërta