Haradinaj ka një kërkesë për ata që po ikin nga Kosova

Pas konsultimit të Kuvendit, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

I mandatuari për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj tha se qëllimi kryesor është formimi i Qeverisë dhe se deputetëve të Kuvendit nuk do i’u mungojë Qeveria.

“Kjo qeveri ka për qëllim t’i mbrojë interesat e qytetarëve të saj”, tha Haradinaj ndër të tjerash.

Ai shtoi se janë të përgatitur për çdo situatë që mund të ndodhë gjatë qeverisjes.

Ai nuk e la pa e përmendur edhe ikjet e qytetarëve të Kosovës drejt shteteve të BE-së duke shtuar se këta njerëz nuk duhet të ikin dhe ta humbin shpresën në vendin e tyre, shkruan Periskopi.

“Ju lus të rrini në vend, rrugën qe ju e keni marrë nuk është zgjidhje e mire, ju lus te mos e humbni shpresën” përfundoi Haradinaj. /Periskopi/

Temat
LajmeVend

Të afërta