Fatos Nano flet për divorcin me ish- bashkëshorten Rexhina: Ishte konsum…

Fatos Nano një nga figurat kryesore politike të viteve të demokracisë është rikthyer mesditën e sotme në ekranin e televizionit.

Nano dha një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu me rastin e 20 vjetorit të Opinion në tv Klan.

I pyetur nga Fevziu, ai tha se intervista e tij më e vështirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001.

Fevziu: Atehere, si e more vendimin per te ardhur ne studio dhe per te folur per divorcin dhe cfare mund te thuash tani?

Nano: Ishte konsumim i martesës së parë me ish-bashkeshorten Rexhina dhe që për fat të mirë I kemi dhene nje zgjidhje qe na mundeson te marrim fryme lirisht. Kemi dy familje…por qe komunikojme.

Fevziu: Je penduar që je marrë me politike?

Nano: Ca mund të bëja tjetër…

Mund te them se nuk e kam bërë keq punën, por me shumë dashuri. Ka patur pasion më të madh politika asokohe.

Fevziu: Cmendoni për politikën aktuale?

Nano: Sot jemi larg parametrave dhe përjetimit jetik të ngjarjeve dhe politikës.

Fevziu: Cfarë keni fituar e humbur nga politika?

Nano: Kam fituar në formim, kam fituar në rreth shoqëror, në marrëdhëniet reciproke, nga vlerësimi i madh i njerëzve. Dhe sigurisht që kam humbur nga disa nga të bukurat e të jetës.

Fevziu: Keni marrë njerëz që ju keni dhënë pushtetin. Në momentin që nuk e ke më fuqinë, njerëzit të braktisin? Si ndodh?

Nano:Jam në gjëndje të dalloj. Shfaqja e parë është mungesa e mirënjohjes. Ndjeshëm. Ndjehet në mënure të tillë që duhet ta kesh përgatitje për ta duruar. Dhe së dyti llogarit edhe tymnaja shqiptare dhe gjykimin e tyre mbi figurën time. Dhe njerëzit kthehen.

Fevziu: Po njerëz mirënjohës ka?

Nano: Ka por janë specie e rrallë/ Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta