Vladimir Putin trondit Serbinë me deklaratën e tij për Kosovën (VIDEO)

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane “BILD” që ka shkaktuar “tërmet” në Serbi.

Mediat serbe shkruajnë për deklaratat e Putin se Kosova ka pas të drejtën e vetëvendosjes njëjtë sikur edhe Krimea.

Agjencia e Lajmeve “B92” shkruan një artikull ku citon deklaraten e Putin, duke thënë se populli i Kosovës ka pas të drejtën e vetëvendosjes.

Ndërkohë ky lajm nuk u ka pëlqyer as lexuesve serb, të cilët kanë dalë hapur kundër Putinit, por edhe Qeverisë serbe, të udhëhequr nga Vuçiç.

Njëri nga komentuesit ka shkruar se Putini me këtë deklaratë është duke përgatitur rrugën për njohjen e Kosovës. “Pse atëherë nuk e njeh Kosovën? Putini përgatitë rrugën për njohjen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Një tjetër komentues ka shkruar se Koshtunica nuk është fajtori kryesor, tashmë e kemi një të ri: Putinin.

“Për mua është njëjtë… Më duken qesharake komentet, si: “Putin, të duam”!, “Putin, Serbia është me ty”!. Të gjithë janë të njëjtë: interes, interes. Putinit s’i ‘kërcet’ për neve, bile as rusët nuk çmenden pas nesh…”, ka shkruar një serb tjetër i pikëlluar me atë çfarë ka lexuar sot në mediat serbe.

Në një intervistë dhënë gazetës gjermane, BILD, Vladimir Putin përmendi pavarësinë e Kosovës. Putin përsëri e quan pavarësinë e Kosovës ligjore dhe të justifikuar.


VIDEO/ Vladimir Putin trondit Serbinë me… by agjencialetraal

Temat
LajmeVend

Të afërta