Vjen një lajm i keq për PAN-in, Lista serbe shton pazarin, qet kushte të rënda!

Para dy ditësh Aleanca Kosova e Re ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN për formimin e institucioneve.

Pritej që këtë javë të mblidhej edhe njëherë Kuvendi i Kosovës për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Mirëpo arbresh.info mëson nga burimet e saj se kjo nuk pritet të ndodh pasi Lista Serbe është duke vënë kushte të papërballueshme për koalicionin PANA.

Sipas këtyre burimeve, kërkesat e kësaj partie serbe janë të papranueshme duke bërë kështu që të bllokohet sërish formimi i institucioneve pavarësisht se ishte menduar që kjo punë kishte përfunduar me lidhjen e marrëveshjes AKR-PAN. /arbresh.info/

Temat
LajmeVend

Të afërta