Të thuash lamtumirë, është vërtetë një dhimbje e cila vërtetë se është e rëndë për çdo kë, shkruan revista Kosovarja.
E sot, këngëtari I njohur Ilir Shaqiri, me disa vargje të cilat prekin shpirtin, I tha lamtumirë profesorit të tij, një emir të madh si Abdullah Zymberi.
“Sot u nda nga jeta profesori zemërmadh, dijedhënësi me ndjesi prindërore, Abdullah Zymberi. Sa shumë na dhe profesor! Dije dhe trashëgiminë leksikore, me 20000 fjalë, gati të harruara, që i kërkove kudo: n’valëvitje t’lashtash, n’vringëllima shpatash, n’themele kështjellash, në goje brezash, në trungje lisash e në zdrale plisash!
Prof. dr. Abdullah Zymberi, mbetesh, udhërrëfyesi dhe lëvruesi i pashoq i shqipes burimore! Mbetesh model i mësimdhënies për shumë breza, monument në zemrat dhe bibliotekat tona! Lamtumirë profesor!” ishin fjalët emocionuese të bashkëngjitura në një video të shpërndarë në llogarinë e këngëtarit.
Sot u nda nga jeta profesori zemërmadh, dijedhënësi me ndjesi prindërore, Abdullah Zymberi.Sa shumë na dhe profesor! Dije dhe trashëgiminë leksikore me 20000 fjalë, gati të harruara, që i kërkove kudo: n’valëvitje t’lashtash, n’vringëllima shpatash, n’themele kështjellash, në goje brezash, në trungje lisash e në zdrale plisash! Prof. dr. Abdullah Zymberi, mbetesh udhërrëfyesi dhe lëvruesi i pashoq i shqipes burimore! Mbetesh model i mësimdhënies për shumë breza, monument në zemrat dhe bibliotekat tona!Lamtumirë profesor!
Gepostet von Ilir Shaqiri am Mittwoch, 6. September 2017
