Ilda bën një ndalesë në Shkup (Foto)

Pasi ishte në Strumicë për ta përcjellë ndeshjen e futbollit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, Ilda Bejleri ka bërë një ndalesë edhe në Shkup.

Bukuroshja e ekranit e ka publikuar fotografi nga kryeqyteti i Maqedonisë, duke pozuar në shesh.

Prezantuesja sportive ka të veshur një fustan të shkurtër që ia ekspozon këmbët, ndërsa në pjesën e sipërme ka veshur edhe pallto.

Ajo ka bërë edhe një fotografi të përbashkët me komentatorin sportiv, Dritan Shakohoxha, duke u shprehur të kënaqur edhe “me një pikë” që kuqezinjtë e morën pas barazimit me Maqedoninë.

Ditë më parë nuk ka munguar edhe poza e Ildës nga stadiumi i Strumicës. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta