Haliti jep detaje të reja rreth mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Xhavit Haliti, ka hezituar të flas shumë rreth zvarritjes së thirrjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Halitit, janë persona të caktuar që merren me këtë çështje.

“Janë njerëzit e caktuar që vendosin për këtë, është Enver Hoxhaj shef i grupit parlamentar të PDK-së, dhe shefat tjerë të grupeve parlamentare, dhe administrata e Kuvendit”, pohoi Haliti për Gazeta Blic.

Megjithatë Haliti tha që thirrjen duhet ta bëjë Adem Mikullovci, por me pajtimin e partive politike.

“Adem Mikullovci duhet ta thërras seancën, por kur të gjitha partitë politike të jenë gati”, tha ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta