“Gënjeshtare” dhe “tradhtare”: Domatet fluturojnë në drejtim të kancelares Merkel (Video)

Policia po heton rastin kur kancelaria gjermane, Angela Merkel u godit me domate në një ndalim të saj gjatë fushatës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dy domate u hodhën në drejtim të saj, në një tubim në Heidelberg, një qytet universitar në Gjermaninë jugore.

Incidenti erdhi gjatë ndalimit të parë të fushatës së Merkel, një tubim në natyrë prej 40 minutash që tërhoqi rreth 3,000 njerëz në Sheshin e Universitetit të Heidelbergut.

Një grup i vogël protestuesish në buzë të turmës fyen dhe fishkëllyen, duke e quajtur Merkelin si një “gënjeshtare” dhe “tradhtare e popullit të saj”.

Temat
BotëLajme

Të afërta