Ekskluzive: Këta janë emrat e ministrave dhe zëvendësministrave nga Nisma për Kosovën?

Të hënën mbrëma të 4 shtatorit u nënshkrua koalicioni mes PAN-it dhe AKR-së. Ky koalicion, tashmë pas kësaj marrëveshje ka vota të mjaftueshme për formimin e instutcioneve të reja, shkruan Gazeta NewBorn.

Nga kjo marrëveshje parashihet që subjekti politik Nisma për Kosovën do ti ketë tri ministri, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ndërkohë në media janë lakuar disa nga emrat e mundshëm që do jenë ministra.

Gazeta NewBorn nga burime të sigurta brenda Nisma për Kosovën ka mësuar emrat ministrave të cilët do ti udhëheqin ministritë e lartëcekura.

Është Jakup Krasniqi ai i cili do të udhëheq me MASHT-in, Shyqri Bytyqi me MTI si dhe Valdete Bajrami do ta ketë me shumë gjasë MPMS-në, thonë këto burime anonime nga NISMA, raporton Gazeta NewBorn.

Ndërkohë si emra për zëvendësministra janë duke u përmendur të jenë Shukrije Bytyqi, Enver Hoti e Bajram Hasani, derisa lideri i saj Fatmir Limaj do të jetë zëvendëskryeministër/Gazeta NewBorn/

Temat
LajmeVend

Të afërta