Dua Lipa ua mëson anglezëve shqipen duke ngrënë byrek (VIDEO)

Femrat shqiptare të cilat kanë arritur majat e sukseseve në industrinë botërore të muzikës nuk janë të pakta.

Një prej tyre është Dua Lipa me prejardhje nga Kosova e cila jeton në Angli dhe e cila është bërë emër ndërkombëtar në muzikë, shkruan arbresh.info.

Bukuroshja 21 vjeçare ka qenë mysafire në një emision televiziv në Britani të Madhe dhe në një moment, gjatë intervistës, i japin të hajnë byrek dhe i kërkojnë që t’ua mësoj gjuhën shqipe.

Dua shpjegon se byreku është ushqim tradicional shqiptar që përgatitet me spanaq ose djath dhe po ashtu i mëson ata të thonë mirëdita dhe faleminderit në gjuhën shqipe.

Për më shumë shikoni videon./arbresh.info/

https://youtu.be/DTTaXZ7V998

Temat
Showbiz

Të afërta