Bahtiri tregon pse ia drejtoi gishtin Haradinajt (Foto)

Agim Bahtiri, nënkryetari i AKR-së, ka treguar arsyen pse ia drejtoi gishtin Ramush Haradinajt në momentin kur të pranishmit e uronin njëri-tjetrin pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PAN-it dhe AKR-së.

“Haradiajn e kam kapur për qafe dhe i jam drejtuar me gisht duke i thënë: ‘të jesh ai dhe të mbash atë’”, ka thënë Bahtiri duke iu referuar premtimit të Haradinajt për minatorët e Trepçës.

Këto komente nënkryetari i AKR-së i bëri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku ndër të tjera tha se ka respekt të madh për kontributin që ka dhënë Haradinaj për Kosovën.

Temat
LajmeVend

Të afërta