Bahtiri: Fajtori kryesor për largimin tonë nga koalicioni me LDK’në është Isa Mustafa

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka akuzuar kreun e LDK’së Isa Mustafa për largimin e AKR’së nga koalicioni LAA.

Sipas Bahtirit, patia të cili ai i takon, AKR’ja, ka dalë nga koalicioni pasi janë shterur të gjitha mundësistë për tu gjetur zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja.

Ai tha se AKR’ja dhe pjesa tjetër e koalicionit tashmë të shpërbërë LAA ia kishin ofruar të gjitha mundësitë që Isa Mustafa të gjente një zgjidhje.

“Kam rezistuar tre muaj që kjo të mos ndodhë. Ndodhi pasi nuk kemi gjetur mundësinë që të dalim nga kjo situate dhe të ecim përpara”, ka arsyetuar ai koalicionin PAN-AKR të cilin e kishte kundërshtuar çdo herë në deklarime publike, para se të arrihej.

“Sigurisht që është fajtori kryesorë në këtë është Isa Mustafa”, tha kryetari i Mitrovicës në Info Magazine, shkruan Gazeta Express.

Por, Bahtiri faj nuk i lë fare Albin Kurtit të VV’së. Madje thotë se faji më së paku është tek ai.

“Albin Kurti është më së paku i fajshëm këtu. Pasi Albin Kurti ka qëndrimet e veta, se ne kemi mundur ta përkrahim Kurtin për kryeministër me 63 vota shqiptare. Por kjo nuk ndodhi dhe faji është i Isa Mustafës”, deklaroi nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri.

Bahtiri gjatë intervistës tha se në ditën kur AKR’ja nënshkroi marrëveshje me PAN’in ai paraprakisht kishte takuar edhe përfaqësues të dy organizatave të minatorëve të ‘Trepçës’, të cilët sipas kryetari të Mitrovicës, rreth orës 10:00 të së hënës i kërkuar që të gjetet një zgjidhje sa më shpejt për institucione.

Kjo tha ai edhe e bindi që AKR’ja duhet të shkoj me PAN’in dhe të vazhdohet përpara në funksionalizimin e Kuvendit dhe Qeverisë. /GazetaExpress/.

Temat
LajmeVend

Të afërta