Ndryshojnë totalisht gjërat: AKR nga 4 bie në dy deputetë, çka ndodhi?

Aleanca Kosova e Re e cila sonte nënshkruajti koalicion për formimin e Qeverisë së re me koalicionin PAN me gjasë nuk do ti ketë 4 deputetë, por do ti ketë vetëm dy, shkruan Gazeta NewBorn.

Është Labinot Tahiri dhe Selim Pacolli ata të cilët do ta përfaqësojnë AKR-në në Kuvendin e Kosovës, derisa lideri i saj Behgjet Pacolli do të merr nën udhëheqje dy digastere, atë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe postin e zëvendëskryeminsitrit të parë, e ku pas lëshimit të pozitës së deputetit, vendin e tij do ta zë Imet Rrahmani nga LDK-ja i cili është i pari në listën e LAA për tu bërë deputet, derisa Korab Sejdiu pritet ta braktisë AKR-në për t’iu bashkuar LDK-së.

Temat
LajmeVend

Të afërta