Marrëveshja PAN-AKR në sytë e mediave serbe

Nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet PAN-it dhe AKR-së nuk ka kaluar pa e marrë edhe vëmendjen e mediave serbe.

Në raportimet e tyre disa nga mediat e kanë quajtur koalicionin PDK-AAK-NSIMA si koalicioni i luftës.

“Aleanca Kosova e re e Behgjet Pacollit ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni me të ashtuquajturin koalicionin e luftës”, shkruan B92, transmeton lajmi.net

“Pritet përfundimi i bllokadës tremujore në Kosovë, për shkak se partnerët e koalicionit kanë arritur të sigurojnë një shumicë në Parlamentin e Kosovës i cili i ka 120 vende. Në përputhje me marrëveshjen dhe me pakicat etnike, tani ata kanë 63 vende”, vazhdon raportimi i medias serbe.

Edhe agjencia e lajmeve Tanjug ka shkruar se kriza në Kosovë po shkon drejtë zgjidhjes.

“Marrëveshja e Pacollit me koalicionin e luftës i hap rrug formimit të qeverisë së re në Kosovë”, shkruan Tanjug.

Për marrëveshjen PAN-AKR ka raportuar edhe Telegrafi serb dhe mediat e tjera.

Temat
LajmeVend

Të afërta