Haziri paralajmëron PAN’in: LDK nuk do të jetë opozitë e rehatshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazhiri, ka thënë se mandatari për formimin e qeverisë Ramush Haradinaj ketë mandat qeverisës, e sheh si vazhdimësi të mandatit të vitit 2005.

Por, ka thënë se fatkeqësisht këtë vazhdimësi nuk e ka partnerin kryesor, duke aluduar në LDK-në. Ka thënë se do ta ketë vështire, pasi është një qeverisje dhe një kabinet krejt tjetër.

“Me LDK-në do ta kishte menaxhuar situatën ndryshe. Unë i dëshiroj fat. Por, do ta ketë vështire. Do të ketë procese të rënda. Do ta ketë vështire të bëjë votat për ratifikimin e marrëveshjes dhe vendimeve të rënda në këtë vend”, ka thënë Haziri në Zona B.

Zyrtari i lartë i LDK-së, ka paralajmëruar se LDK nuk do të jetë opozitë e rehatshme siç ka qenë.

Ka thënë se nuk do ta përkrahin PAN-in në marrjen e vendimeve aty ku është PDK.

Temat
LajmeVend

Të afërta