Deputeti i LDK’së: Udhëheqja e partisë të japë urgjentisht përgjegjësi për AKR’në (Video)

Deklarata e Behgjet Pacollit për qeverisjen e LDK-VV kanë qenë retorikë për ta rritur pazarin e përfitimeve. Kështu vlerëson Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së.

Gashi i ka komentuar lidhjet e fundit politike, duke thënë se udhëheqja e LDK’së duhet të japë përgjegjësi për koalicionin që e ka bërë me AKR’në dhe për ndarjen e tij.

“Mendoj se një Qeveri në mes të PDK-AAK-Nisma dhe AKR’së, me LDK dhe Vetëvendosjen në opozitë, do të jetë shumë e vështirë për vendin”, ka thënë Gashi.

Ai ka vlerësuar se AKR me veprimin e saj për t’iu bashkuar PAN’it po e fundos Kosovën.

Temat
LajmeVend

Të afërta