Çobani: Vendimi ndaj ish-bashkëshortit të gjyqtares brenda ligjit

Juristja e njohur Eni Çobani e ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News tha se vendimi ndaj ish-bashkëshortit të gjyqtares Firdes Hafizi dy vite më parë është brenda kuadrit ligjor.

Pjesë nga biseda:

Çobani: Asnjëri nga ne sado i afërm të ishim nuk do ta dimë realisht çfarë ka ndodhur. Ai vajti në mes të pushuesve në Golem, e ka parë kur ka dalë nga hoteli dhe e ka goditur. Ka pasur një pistoletë e cila nuk ka dalë nga çanta. Prokurori i çështjes kur analizon një vepër penale shikon anën subjektive dhe objektive.

Kjo është një fatkeqësi e jashtëzakonshme, nuk diskutohet por po të marrim vendimin, unë do të thosha se kemi një vendim brenda kuadrit ligjor që kemi në fuqi sot. Ai njeriu do dilte pas një viti do ta kryente pas një viti krimi. Ka gra që reagojnë dhe fitojnë, dhe ka gra të tjera që e humbin këtë betejë si gjyqtarja e nderuar, e cila edhe pse e njihte ligjin.

Kush e njihte ligjin më mirë se Firdesi që ka qenë një studente e shkëlqyer e magjistraturës. Ajo ka pasur edhe anën emocionale, e cila deri ditën e fundit u thoshte fëmijëve që të shkojnë tek babai për bajram.

Temat
LajmeRajon

Të afërta