Befason Agim Bahtiri, ja çka thotë tash për PAN-in

Në mesin e njerëzve që ishin të pranishëm sot në rezidencën e Behgjet Pacollit në Hajvali, ku u nënshkrua marrëveshja e koalicionit mes koalicionit PDK-AAK-NISMA dhe Aleancës për Kosovën e Re, ishte edhe nënkryetari i AKR-së që thoshte se “më përpara shkon në tabut, sesa në koalicion me PDK-në”.

Por, Agim Bahtiri ishte njëri nga njerëzit e parë që i shprehu urime kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

“Urime”, i thotë Veseli – Bahtirit, derisa nënkryetari i AKR-së i thotë: “Faleminderit, urime edhe juve”.

Por, vetëm disa ditë më parë, në kohën kur përflitej se AKR-ja do të ndahet nga koalicioni me LDK-në dhe Alternativën për t’iu bashkangjitur AKR-së, Bahtiri jepte një deklaratë të fuqishme.

“Më përpara shkoj në tabut sesa me PDK-në”, deklaronte Bahtiri, i cili krijonte përshtypjen se partia e tij nuk do të bashkohej kurrë në një koalicion me PDK-në.

Pesë ministri do t’i ketë nën kontroll Aleanca Kosova e Re (AKR) në qeverinë Haradinaj. Kështu thuhet në marrëveshjen e arritur mes kolaicionit PAN dhe AKR-së.

Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik do t’i takojnë AKR-së në qeverinë e ardhshme, ka njoftuar portali i afërt me AKR-në, Arbresh.Info.

Siç shkruan ky medium, AKR do ta ketë edhe pozitën e zëvendëskryeministrit.

Temat
LajmeVend

Të afërta