Tre kandidatë për kryetar të Suharekës, nga i njëjti fshat

Në Suharekë ka nisur të zhvillohet një “betejë” se kush do ta marrë pushtetin e kësaj komune.

Katër kandidatët kryesor për kryetar komune janë: Blerim Xhemajli nga PDK, Sali Asllanaj nga LDK, Bali Muharremaj nga AAK dhe Sami Hajdaraj nga Nisma për Kosovën, raporton Sovrani.info.

Siç mëson Sovrani.info, tre kandidatët e fundit vijnë nga i njëjti fshat, Gjinoci. Në Suharekë do të zhvilohet një garë interesante dhe do të mbetet të shihet se cili nga këta kandidatë do të fitojë.

Vlen të theksohet se zgjedhjet e kaluara ky fshat kishte dy kandidatë për kryetarë të komunës së Suharekës, ku triumfues doli Sali Asllanaj kundrejt Bali Muharremaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta