Trajneri i Finlandës, Kanerva: Kosova ka kualitet, por i dëshpëruar që barazuam në ndeshjen e parë

Trajneri i Finlandës, Kanerva: Kosova ka kualitet, por i dëshpëruar që barazuam në ndeshjen e parë
Trajneri i Finlandës, Markku Kanerva, në konferencën e mbajtur para ndeshjes ka folur për kualitetin e Kosovës.

Finlanda dhe Kosova do të përballen nesër (e martë) në ‘Loro Boriçi’ të Shkodës.

“E kam përcjell për së afërmi Kosovën, jam i dëshpëruar me barazimin ndaj tyre në lojën e parë”.

“Kosova ka një ekip të mirë dhe me kualitet”, ka deklaruar trajneri i Finlandës, Markku Kanerva.

Kosova ka vetëm një pikë dhe atë e ka marrë kundër Filandës në ndeshjen hapëse.

Djelmoshat e Albert Bunjakut me pak fat kanë mundur ta fitojnë këtë ndeshje.

Temat
SportVend

Të afërta