Putin flet për sundimin e botës, luftërat e ardhshme dhe jetën në Mars

Presidenti rus Vladimir Putin priti studentë në një “orë mësimi”, duke ofruar njohuritë e tij për të ardhmen e luftës, rëndësinë e teknologjisë së përparuar dhe mbijetesën e njeriut në Mars.

Putin e nisi fjalimin e tij në një sallë studentësh në Yaroslavl, me një bisedë të zjarrtë për të rinjtë, duke u kërkuar atyre të bëjnë “hapin e radhës” për të ardhmen e Rusisë, një pikë në një vazhdimësi të gjatë, mijëvjeçare.

“Nëse vazhdojmë të ekzistojmë edhe për më shumë se një mijë vjet dhe ne po e zhvillojmë këtë aftësi në mënyrë aktive, duke u bërë më të fortë, atëherë do të thotë se ka diçka që e bën këtë të ndodhë”, deklaroi ai të premten, në një ngjarje të transmetuar në mbarë vendin nga Kremlini si dhe nga lëvizjet rinore të Kremlinit. “Kjo gjë është reaktori i brendshëm bërthamor për popullin tonë”.

Duke mos u ndalur shumë në të kaluarën, Putini nxitoi të japë mendime se qëndron Rusia dhe e ardhmja e botës.

“Inteligjenca artificiale është e ardhmja jo vetëm e Rusisë, por edhe e njerëzimit”, tha Putini. “Këtu ka mundësi dhe kërcënime kolosale që është e vështirë të parashikohen sot. Kushdo që bëhet lider në këtë sferë do të jetë zoti i botës, dhe do të më pëlqente shumë që të mos kishte asnjë monopol në duart e ndonjë pale të veçantë”.

Putin u zotua se, nëse Rusia do të arrinte këtë pozitë të lakmueshme të epërsisë mbi Inteligjencën Artificiale, “ne do t’i ndajmë këto teknologji me të gjithë botën, ashtu sikurse sot ndajmë teknologji atomike dhe bërthamore”.

Një fushë tjetër zhvillimi, ku Rusia nuk mund të pretendojë ende udhëheqjen, tha Putini, janë automjetet pa pilot.

“Dhe ky është një nga drejtimet më të rëndësishme (për zhvillim), i rëndësishëm për ne në të gjitha fushat – në ekonomi dhe në mbrojtje”, theksoi Putini.

Rusia është ende duke punuar në zhvillimin e një programi të qëndrueshëm dronësh për ushtrinë, dhe rritja e automatizimit është një objektiv vendimtar në strategjinë e modernizimit ushtarak, para vitit 2020.

“Shumë vende kanë dronë fluturues me aftësi ngarkese mjaft të mëdha. Ne ende po punojmë për këtë”, tha Putini.

Prodhuesit e armëve ruse këtë vit zbuluan planet për një dron rus prej pesë tonësh, edhe pse ende nuk është në prodhim.

Nëse e ardhmja do të jetë ashtu si parashikojnë ekspertët e mbrojtjes tani, tha Putin, një ditë “luftërat do të përfundojnë, kur të gjithë dronët e njërës palë, të shkatërrohen nga dronët e palës tjetër”.

Putini preku në temën e teknologjive hapësinore, duke shpresuar që teknologjia e udhëtimit hapësinor mund të përdoret një ditë për udhëtime pasagjerësh, megjithëse jo domosdoshmërisht për udhëtime në hapësirën e jashtme.

Ai e përshkroi uljen e kohës së fluturimit nga qyteti më i madh perëndimor rus, Kaliningrad, në pjesën më lindore të saj, Vladivostok, si “një ëndërr”.

Sa i përket udhëtimit në hapësirë, Putini u tha studentëve se ka shpresë për jetë në planete të tjera në Sistemin tonë Diellor.

“Fluturimi në Mars do të kërkonte jo më pak se gjysmë viti, ndoshta edhe më shumë”, tha Putin. “Nëse fluturoni në Mars dhe varroseni diku atje, atëherë mund të ekzistoni për një periudhë kohore. Por do t’ju duhej të gërmonit thellë, sepse qelizat thjesht vdesin në sipërfaqe”, i “paralajmëroi” studentët udhëheqësi rus. /bota.al/

Temat
BotëLajme

Të afërta