Çifti më i përfolur në shoubizin vendor këto ditë është Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, të cilët të premtën që kemi lënë pas i dhanë fund beqarisë.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë përrallore, në qytetin e Tiranës, shkruan lajmi.net.
Një befasi e asaj nate ishte dedikimi i një kënge të nuses për dhëndrin, Xhensila kishte marrë mikrofonin në dorë dhe ia kishte thënë këngës.
“Ti e ke çelësin e zemrës’ ishte kënga të cilën ajo ia kishte dedikuar Besit, e cila me mesazhin e fuqishëm që bartte më vete, emocionoi shumë jo vetëm Besin, por edhe gjithë të tjerët.
Tashmë kënga është publikuar në Youtube dhe është përcjelë me fotosesionin e çiftit para dasmës.
Temat
Showbiz