Publikohet kënga ‘Ti e ke çelësin e zemrës’ që Xhensila ia dedikoi Besit (Video)

Çifti më i përfolur në shoubizin vendor këto ditë është Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, të cilët të premtën që kemi lënë pas i dhanë fund beqarisë.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë përrallore, në qytetin e Tiranës, shkruan lajmi.net.

Një befasi e asaj nate ishte dedikimi i një kënge të nuses për dhëndrin, Xhensila kishte marrë mikrofonin në dorë dhe ia kishte thënë këngës.

“Ti e ke çelësin e zemrës’ ishte kënga të cilën ajo ia kishte dedikuar Besit, e cila me mesazhin e fuqishëm që bartte më vete, emocionoi shumë jo vetëm Besin, por edhe gjithë të tjerët.

Tashmë kënga është publikuar në Youtube dhe është përcjelë me fotosesionin e çiftit para dasmës.

Temat
Showbiz

Të afërta